Deputeti Hasani kërkon realizimin e programit 7 pikësh nga Qeveria Serbe

Deputeti Hasani kërkon realizimin e programit 7 pikësh nga Qeveria Serbe

Gjatë seancës së Kuvendit republikan të 26 tetorit, në të cilën Qeveria i përgjigjet pyetjeve të deputetëve gjithashtu me pyetje kryetares së Qeverisë, Ana Brnabiq u paraqit edhe deputeti i Partisë për Veprim Demokratik, Fatmir Hasani.

Me këtë rast deputeti Hasani paraqiti pozitën e pavolitshme të Shqiptarëve në Serbi, që është dukshëm në nivel më të ultë se pozita e pakicave tjera, sepse nuk po realizohen as të drejtat e parapara me ligjet dhe Kushtetutën e Serbisë, e mos të flasim për standardet e Unionit Europian që aktualisht janë të paarritshme për Shqiptarët.

Në këtë drejtim deputeti jonë theksoi se pozita e Shqiptarëve në Serbi është aktualisht e pakrahasueshme me pozitën e Serbëve në Kosovë që kanë në Qeverinë e Kosovës tri ministri, një zëvendës kryeministër dhe shumë gjykatës në të gjitha nivelet e sistemit gjyqësorë të Kosovës.

Gjithashtu si ilustrim të pozitës së rëndë të Shqiptarëve në Serbi deputeti paraqiti faktin se gjersa në shumë komuna në Serbi shkalla e papunësisë është vetëm 6 % në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë kemi papunësi rekorde prej mbi 60 %.

Si shembull konkret e paraqiti Spitalin e Vranjës, ku prej 600 të punësuarve asnjë nuk është i përkatësisë nacionale Shqiptare edhepse në rrethin e Pçinjës jetojnë rreth 30 % Shqiptarë.

Kryetarja e Qeverisë serbe nuk ishte në gjendje që konkretisht të përgjigjej në pyetjen se çka po ndërmerrë Qeveria për t’i zgjidhur këto çështje të ndieshme mirëpo premtoi se së shpejti do të sigurojë vlerësimin për realizimin e Programit 7 pikësh të Qeverisë serbe të vitit 2013.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>