Deputeti Hasani në parlament kërkon hapjen e kufirit Miratoc- Llojan

Deputeti Hasani në parlament kërkon hapjen e kufirit Miratoc- Llojan

Në seancën e Parlamentit Republikan të Serbisë, të mbajtur më 12.10.2017, deputeti popullor z.Fatmir Hasani foli për problemin e mos implementimin e vendimit tëQeverisë së RFJ në vitit 2005 e që lidhet me Preshevën, duke cekur se po i njejti vendim është implementuar në Tërgovishtë. Në vazhdim po ju sjellim fjalimin në tërësi.

**
Në vitin 2005, Qeveria e Republikës Federale të Jugosllavisë mori vendim për të hapur tri kalime kufitare me Maqedoninë në territorin e komunës së Preshevës, një në kalimin kufitar në territorin e komunës së Trgovishtes. Derisa është hapur një vendkalim kufitar në komunën e Trgovishtes, në komunën e Preshevës sot edhe pas 12 viteve nuk është hapur asnjëri prej tre kalimeve kufitare të planifikuara.

Nuk është hapur as kalimi kufitar në rrugën komunale të Preshevës, kalim ky që funksiononte me një frekuentim të madh të trafikut që lidhte një numër të madh vendbanimesh në të dy anët e kufirit. Dhe në të dy anët e kufirit shtetëror në një distancë prej 2 km., ka dy vendbanime të mëdha, Miratoc me 5000 banorë dhe Llojani nga ana Maqedone me 4000 banorë.

Që nga viti 1992, qytetarët e këtyre dy fshatrave të mëdha, përveç problemeve shumë të vështira, sidomos në përpunimin e tokës bujqësore, kanë probleme edhe më të mëdha në komunikimin e ndërsjellë, sepse ata duhet të udhëtojnë vetëm në një drejtim deri në 25 km., me afat më të gjatë duke pritur turmat në trafik, të krijuara në vendkalimin kufitar pranë Preshevës, të cilat janë shumë të shpeshta sepse ky kalim kufitar është në autostradën Beograd-Shkup.

Andaj duke parashtruar pyetjen për Qeverinë pse nuk është hapur deri më tani ky vendkalim kufitar në Preshevë, kërkoj hapjen urgjente të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *
You may use these HTML tags and attributes: <a href="" title=""> <abbr title=""> <acronym title=""> <b> <blockquote cite=""> <cite> <code> <del datetime=""> <em> <i> <q cite=""> <s> <strike> <strong>